“Mbappe jeton në një flluskë. Ai nuk është lidhur me Real Madridin. Askush në klub nuk mund ta shpjegojë këtë”
4 Maj 2026 17:26 Telesport Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të kritikave te Real Madrid. Francezi e kaloi fundjavën në Itali me partneren e tij, Ester Expósito, dhe u kap nga kamerat duke mbërritur në kryeqytetin spanjoll vetëm pak minuta para se të fillonte ndeshja ndaj Espanyolit. Tomas Roncero, gazetari i njohur i cili është mbështetës i madh i Real Madridit është treguar i ashpër mbrëmë ndaj sulmuesit francez, në programin “Carrusel Deportivo” të Cadena SER, pas ndeshjes ndaj Espanyol. “Mbappe jeton në një flluskë. Ai nuk është lidhur me Real Madridin. Askush në klub nuk mund ta shpjegojë këtë. Pa Mbappe, Vinicius është një lojtar shumë më i mirë, ai i kupton më mirë shokët e tij të ekipit dhe është më...
Burimi:
telesport.al