Materazzi rrëfen jetën dhe karrierën: Kartoni i kuq i Zidane lindi në shëtitoren bregdetare të Barit…
Ish-mbrojtësi Marco Materazzi foli për “Vivo Azzurro TV” duke treguar edhe për veten si person, përveçse kujtuar të kaluarën si futbollist: “Jam një person që është bërë nga hiçi dhe që ka një familje të bukur. Kjo është gjëja më e rëndësishme, përtej asaj që kam fituar, humbur apo përjetuar”. Jeni tre vëllezër, nëna juaj vdiq kur ishit 15 vjeç. Çfarë ka nënkuptuar kjo?Kur ka një zi të këtij lloji, nuk ekziston mosha e duhur. Sigurisht, ta humbësh në moshën 15-vjeçare, me vëllanë tim që ishte 12, është diçka e veçantë. Mjafton pak për të prishur ekuilibrin e një personi. Mund të marrësh rrugë të gabuara, gjë që për fat nuk e bëmë. Ato 15 vite ishin të shkurtëra, por mjaftuan që ajo të na...
Burimi:
telesport.al