Materazzi mbështet Gattuson: Do të luftojë deri në fund për të siguruar Botërorin

Materazzi mbështet Gattuson: Do të luftojë deri në fund për të siguruar Botërorin

5 Mars 2026 14:49 Alfred Lleshi I ftuar në mikrofonat e “Vivo Azzurro TV”, ish-mbrojtësi kampion bote me Italinë në vitin 2006, Marco Materazzi, dha mendimin e tij për “play off”-et e kualifikimit për Botërorin që do të zhvillohet kësaj vere. Në këto ndeshje vendimtare, Italia do të luajë shansin e fundit për të qenë pjesë e këtij kompeticioni, pasi mungoi në edicionet 2018 (Rusi) dhe 2022 (Katar). “Çfarë di është se Rino Gattuso do të luftojë deri në fund për të na çuar në Botëror. Ai ka marrë përsipër rolin më të vështirë që mund të merrte, sepse kualifikimi direkt ishte praktikisht i komprometuar. Po përpiqet të transmetojë entuziazmin e tij te skuadra. Nuk do të përballemi me ekipe fantastike, por me kundërshtarë të...