Marshojnë kryesuesit, Besa e fortë me të fortat, Kukësi humb mundësinë…

Marshojnë kryesuesit, Besa e fortë me të fortat, Kukësi humb mundësinë…

Laçi në histori, arrin 11 fitore radhazi. Me kurbinasit është bashkuar ish futbollisti i Egnatias, AF Elbasanit dhe Teutës, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë Henri Zhoel (Doukouo) Java e 25 në Kategori të Parë prodhoi sot tre barazime 0-0 dhe tre fitore të skuadrave të kreut. I vetmi takim ku pati një skuadër udhëtuese fituese i takoi duelit Kastrioti-Besa i cili u mbyll 2-3 për verdhezinjtë kavajas. Goli i këtij turi erdhi nga fusha e “Gjorgji Kyçyku”-t teksa futbollisti i Korabit Zeqiraj galopoi nga zona e tij dhe goditi e realizoi supergolin e kampionatit nga më shumë se 50 metra largësi. Ndërkohë Skënderbeu kaloi pa vështirësi Lushnjën 2-0 ndërsa Laçi edhe pse dominoi në 90 minuta ndaj Apolonisë e krijoji mbi 12 raste goli (në...