Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

Pak ditë pasi Enzo Maresca “shpërtheu” ndaj drejtuesve të Chelsea, duke konfirmuar se mes tyre ka jo pak tension, nga Anglia mediat bëjnë publike një prapaskenë të bujshme. The Athletic zbulon në mënyrë ekskluzive se Enzo Marseca është përzgjedhur nga drejtuesit e Man.City si pasuesi i Pep Guardiola-s, gjithnjë nëse tekniku spanjoll vendos që në fund të këtij sezoni të largohet nga “Etihad”. Për Marseca-n ky është rasti ku drejtuesit e Man.City shpresojnë që nxënësi të bëhet më i mirë se mësuesi. Në fakt, ky duket një kalim logjik pasi për italianin do të ishte një rikthim në shtëpi, te Man.City, skuadër ku fillimisht punoi si trajner i ekipit U-21 dhe më pas si krahu i djathtë i Guardiola-s tek ekipi i parë. Pavarësisht se...