Mario Mitaj është pranë kalimit në Serinë A, mbrojtësi i Shqipërisë pritet të kthehet në Europë
Mario Mitaj vazhdon të jetë një nga futbollistët shqiptarë që tërheq vëmendjen e klubeve europiane. Së fundmi, emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare është lidhur me një kalim të mundshëm te Genoa, klubi italian që po monitoron situatën e tij në merkaton e verës. Sipas raportimeve, drejtuesit e Genoas kanë kërkuar informacione të detajuara për Mitajn, duke konfirmuar interesimin për profilin e 23-vjeçarit. Klubi italian e vlerëson shumë mbrojtësin shqiptar për aftësitë e tij në fazën mbrojtëse dhe kontributin në sulm, si edhe për faktin se mund të luajë në disa pozicione në krahun e majtë. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka negociata konkrete mes palëve. Burimet bëjnë të ditur se Genoa e konsideron operacionin të komplikuar, si për aspektin financiar ashtu edhe për...
Burimi:
sportekspres.com