Manchester United në ankth për Dorgu, dëmtimi rrezikon ta ndalojë deri në 10 javë
27 Janar 2026 14:40 Alfred Lleshi Manchester United po shqetësohet seriozisht për Patrick Dorgu. Danezi, protagonist i javëve të fundit te “Djajtë e Kuq”, u dëmtua në muskulin biceps femoral gjatë ndeshjes kundër Arsenalit, të fituar 3-2, ku ai shënoi edhe një gol spektakolar me të majtën nga distanca. Dorgu u zëvendësua dukshëm i dëmtuar nga Michael Carrick. Trajneri u shfaq fillimisht optimist, por sipas mediave angleze ndalesa e tij mund të zgjasë deri në 10 javë. 21-vjeçari është titullar i rregullt që nga dhjetori dhe në 7 ndeshjet e fundit të Premier League ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asistime. I blerë për 30 milionë euro, plus bonuse, Dorgu po rezulton një goditje e madhe në merkato dhe një nga xhevahirët e skuadrës...
Burimi:
telesport.al