Manchester United bisedime me mesfushorin portugez që luan në Arabi, synon ta rikthejë në Premier
23 Dhjetor 2025 12:11 Telesport Skuadra e Manchester United po planifikon lëvizjet e tij të ardhshme për merkaton e janarit. Fokus i veçantë për “djajtë e kuq” do të jetë mesfusha. Sipas mediave britanike, klubi i Manchester United ia kanë vënë syrin Ruben Neves. Portugezi ka një kontratë me Al-Hilal deri në qershor 2026. Gjithsesi, ai mund të largohet nga Arabia Saudite që në janar nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjatjen e kontratës. 28-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Premier League, me Wolves, ndaj për të ky do të ishte një rikthim. Për momentin palët janë ende në bisedime.
Burimi:
telesport.al