Man. United nuk ka ndërmend të kursehet aspak, 170 milionë euro për dy lojtarët që po shkëlqejnë në Champions League
25 Shkurt 2026 20:53 Telesport Objektivi kryesor i Manchester United për këtë sezon është padyshim kualifikimi në Champions League. Në rast të arritjes së këtij objektivi, nuk do të jetë aspak befasi që Michael Carrick të jetë trajner i përhershëm. në rast se nuk arrihet, sigurisht që Carrick do të largohet në fund të sezonit. Pavarësisht se ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri i sezonit të ardhshëm, drejtuesit e Manchester United kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës që tani. Burime të ndryshme nga Anglia bëjnë me dije se objektivi i “Djajve të Kuq” për verën është transferimi i dyshes së Newcastle, Anthony Gordon dhe Sandro Tonali, të cilët po shkëlqejnë këtë sezon sidomos me paraqitjet e tyre në Champions League....
Burimi:
telesport.al