Man. United i prish punë Interit, futet në garë për yllin brazilian të Serie A
3 Janar 2026 22:00 Telesport Jo vetëm Inter, por në garë për mesfushorin brazilian të Atalantës, Ederson, futet edhe Manchester United. Ruben Amorim e sheh 26-vjeçarin brazilian si përforcim perfekt për repartin e mesfushës, duke ditur që Ederson është një nga mesfushorët më të mirë në Serie A, për të disatën sezon rresht. Prej kohësh, për brazilianin ka interes të madh edhe nga Inter. Atalanta e vlerëson lojtarin 60 milionë euro, por duke ditur se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2027, klubi bergamask mund të ul pretendimet deri në 45 milionë euro. Pavarësisht interesimit të dy klubeve të sipër përmendura, Atalanta nuk pranon ta shesë lojtarin në merkaton e janarit, në mes të sezonit. Nga ana tjetër, mesfushori brazilian është gati për...
Burimi:
telesport.al