Man. City po “ngrin” në Norvegji, pëson dy gola për dy minuta (video)

Man. City po “ngrin” në Norvegji, pëson dy gola për dy minuta (video)

20 Janar 2026 19:16 Telesport Manchester City po befasohet pas 25 minutave të para në transfertën delikate ndaj Bodo Glimt, për raundin e shtatë në Champions League. Norvegjezët po udhëheqin 2-0, falë dy golave të shpejtë për më pak se dy minuta. Në minutën e 22-të, Kasper Høgh shënoi me kokë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Ole Blomberg. E njëjta skenë përsëritet pas më pak se dy minutash. Aksion i shpejtë i norvegjezëve, Blomberg asiston, Hogh dyfishon shifrat me një goditje plot klas brenda zonës, duke mposhtur Donnarumma-n për herë të dytë. Pep Guardiola nuk iu beson dot syve, megjithatë “Qytetarët” kanë ende minuta në dispozicion për të ndryshuar fatin e ndeshjes. SHIKOGOLI1 SHIKOGOLI2