Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

Me Man.City që është rikthyer fuqishëm në garë, Arsenal mban presionin dhe kreun në Premier League, me “topçinjtë” që triumfuan 0-1 ndaj Everton duke ruajtur distancën prej dy pikësh me “qytetarët” e Pep Guardiola-s. Momenti më përcaktues i këtij takimi erdhi në minutën e 27-të, kur Arsenal fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Viktor Gyokeres u tregua i saktë duke tunduar rrjetën, gol që në fund rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Një fitore të madhe në javën e 17-të në Premier League siguroi edhe Man. City. Ndaj West Ham siguruan fitoren e 5-të radhazi në Angli, e teta në tetë ndeshjet e fundit në të gjithë turnetë, shifra që tregojnë...