“Man. City dhe PSG më ofruan më shumë para, por telefonata me Perez ndryshoi gjithçka dhe zgjodha Real Madridin”

“Man. City dhe PSG më ofruan më shumë para, por telefonata me Perez ndryshoi gjithçka dhe zgjodha Real Madridin”

4 Mars 2026 20:19 Telesport Në vitin 2014, një nga lëvizjet më të bujshme të atij viti ishte transferimi rekord për atë kohë i James Rodriguez nga Monaco tek Real Madrid. Kolumbiani shkëlqeu në vitin e tij të parë me madrilenët, më pas filloi rënia. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Rodriguez zbulon një prapaskenë të bujshme të asaj kohe. “Ofertat erdhën nga Manchester City, PSG dhe Real Madridi, të gjitha menjëherë. Dy klubet e para më ofruan më shumë para sesa Real Madrid. Në fund, ai që më bindi ishte presidenti, Florentino Perez, i cili më pyeti: ‘A do para apo lavdi?’ Dhe unë thashë: ‘Dua lavdi, Z. President.’ Dhe ai tha: ‘Epo, mbaroi atëherë'”, tha Rodriguez. Pasi gjërat filluan të përkeqësohen te...