Mallorca rrezikon mbijetesën, Fenerbahce nuk i ndahet Muriqit

Mallorca rrezikon mbijetesën, Fenerbahce nuk i ndahet Muriqit

16 gola dhe 1 asist në 25 ndeshje në La Liga, golashënuesi i dytë më i mirë në Spanjë pas Kylian Mbappe. Vedat Murqi po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë, në këtë nivel kaq të lartë, por për fat të keq forma e tij fantastike nuk i ka mjaftuar Mallorca-s. Pavarësisht rendimentit të Murqit, Mallorca renditet në vendin e 18-të, në zonën e kuqe. Ky pozicion vendos në dyshim shumë të fortë edhe të ardhmen e Vedat Muriqit. Është thuajse e pamundur që Murqi t’i qëndrojë besnik ekipit të tij edhe në La Liga2, për më tepër që për të ka një interesim shumë të fortë nga ana e Fenerbahces. Gjiganti turk tentoi edhe gjatë janarit të siguronte shërbimet e “bomberit”...