Malen bën “bomberin” në kryeqytet, Roma kap Juven. Fiton edhe Atalanta, VAR i ngrin festën Gjimshitit (VIDEO)

Malen bën “bomberin” në kryeqytet, Roma kap Juven. Fiton edhe Atalanta, VAR i ngrin festën Gjimshitit (VIDEO)

Me Inter që po zhvillon një kampionat më vete, favorit absolut në garën për titull në Serie A, shumë e fortë pritet të jetë “beteja” për një vend në Champions, kjo falë edhe Romën, me ekipin e Gasperinit që triumfoi 2-0 përballë Cagliari-t duke kapur Juve në vendin e katërt në kuotën e 46 pikëve. Në kryeqytet po lind një idhull i ri, me Malen që bëri “bomberin” duke realizuar një “dopietë” golash. Në sytë e Tottit, Malen shënoi një gol të bukur në minutën e 25-të, një finalizim në stilin “lugë” që solli festë në stadium. Roma nuk e vuri ndeshjen në asnjë moment në dyshim, me golin e dytë erdhi në minutën e 65-të, ku Malen u shërbye pastër në zonë nga Celik....