“Majmun, majmun”! Vinicius Junior shënon supergol, ndëshkohet me karton të verdhë dhe refuzon të vazhdojë lojën (video)

“Majmun, majmun”! Vinicius Junior shënon supergol, ndëshkohet me karton të verdhë dhe refuzon të vazhdojë lojën (video)

17 Shkurt 2026 22:18 Telesport Pjesa e dytë në Benfica-Real Madrid ka nisur me gol. Në “Estádio da Luz”, ishte Vinicius Junior që zhbllokoi shifrat në minutën e 50-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Kylian Mbappe, Vinicius Junior shënoi një gol shumë të bukur me një goditje plot klas brenda zonës. Braziliani ndëshkohet me karton të verdhë, për shkak të mënyrës provokuese si festoi golin. Dy minuta më pas, Vinicius Junior bëhet sërish protagonist, pasi refuzon të luajë, duke u ankuar tek arbitri për thirrjet në kor të tifozëve vendas “Majmun, majmun”. SHIKOGOLIN