Maignan me sy “të magjepsur”, ja sekreti i gjestit që bëri para fillimit të Milan-Verona

Maignan me sy “të magjepsur”, ja sekreti i gjestit që bëri para fillimit të Milan-Verona

30 Dhjetor 2025 9:10 Alfred Lleshi Mike Maignan ka rikthyer rolin e tij si “mur i fortë” te Milani i Allegrit, që renditet i dyti në klasifikimin e Serie A, vetëm një pikë pas Interit. Portieri francez, 30 vjeç, kapiten i skuadrës, ka kontribuar në formën e mbrojtjes, e cila është e katërta më e mirë në kampionat. Rinovimi i kontratës së tij, që skadon në qershor, është prioritet. Klubi ka përgatitur një ofertë rreth 7 milionë euro në vit. Kundër Veronës, francezi e mbajti portën të paprekur, ndërsa një video para ndeshjes tregon sytë e tij duke u lëvizur shpejt nga njëra anë në tjetrën. Nuk ka lidhje me mistikën, por është një procedurë e quajtur “visual training”. Kjo teknikë neurovizuale ndihmon në aktivizimin...