Maduro dhe Muriqi, Marca bën krahasimin: Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës

Maduro dhe Muriqi, Marca bën krahasimin: Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës

Arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro mbetet epiqendra e lajmeve në të gjithë botën. Së fundmi, ka qarkulluar një fotografi e Maduros, ku duket me veshje sportive “Nike” dhe me një shishe uji në duar. Prestigjiozja e njohur “Marca” ka bërë një krahasim mes veshjes së Maduros dhe asaj të sulmuesit dardan të Mallorcas, Vedat Muriqi. Në postim shkruan: “Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës… edhe në La Liga”. Natyrisht, një publikim i tillë është bërë në kuadrin e një shaka-je. Kujtojmë që Maduro u kap nga forcat amerikane pas një operacioni që zgjati vetëm pak orë.