Lushnja zgjedh trajnerin e ri, zbulohet pasuesi i Bicajt

Lushnja zgjedh trajnerin e ri, zbulohet pasuesi i Bicajt

Klubi i Lushnjës ka vendosur të ndryshojë trajnerin pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit, duke ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ditmar Bicaj disa ditë më parë. Largimi i tij la bosh pankinën e skuadrës lagunare, ndërsa drejtuesit nisën menjëherë konsultimet për gjetjen e pasuesit. Pas një mbledhjeje të zhvilluar nga strukturat drejtuese, u vendos që drejtimi i ekipit t’i besohej një emri të njohur për kampionatet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Bledi Kadiu është zgjedhur për të marrë drejtimin e Lushnjës, duke nisur kështu një aventurë të re në pankinën e skuadrës. Trajneri ka dalë nga akademia e Dinamos, ku ka drejtuar ekipin U21 për 18 ndeshje, duke fituar përvojë në menaxhimin e lojtarëve të rinj. Pas kësaj eksperience, ai mori drejtimin e...