Lushnja rikthen Banon, Sefa e zyrtarizon në rrjete…
Ecuria e dobët e Lushnjës në kampionat, largimi mes polemikave të trajnerit Ditmar Bicaj dhe prag sfidat e pjesës së mbetur të edicionit, kanë shtyrë presidenten, njëherazi Kryebashkiake të Lushnjës Eriselda Sefa, të zgjedhë teknikun e ri. Ai është një emër shumë i njohur në futbollin e luajtur dhe të trajningut Artan Bano. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sefa në rrjete sociale. Sefa: Artan Bano ishte zgjidhja jonë brenda “familjes” për të tejkaluar momentin delikat të këtij sezoni! Një emër me eksperiencë që e njeh mirë ambientin. “Bashkia Lushnje”, Keshilli Bashkiak Lushnje dhe unë personalisht do të vazhdojmë të japim mbështetjen maksimale për futbollin e Lushnjës. Uroj që të ketë reflektim nga të gjitha strukturat, përfshirë staf dhe lojtarë vendas, të cilët nuk kanë dhënë atë qe...
Burimi:
sportiim.al