Lukaku: Nuk erdha në Belgjikë për pushime, dashuria ime për Napolin mbetet e paprekur

Lukaku: Nuk erdha në Belgjikë për pushime, dashuria ime për Napolin mbetet e paprekur

26 Maj 2026 14:27 Alfred Lleshi Romelu Lukaku, foli për RTBF mbi polemikat e javëve të fundit dhe raportin e tij me klubin napolitan: “Më bezdis pak mënyra sesi disa media italiane i paraqitën gjërat. E ekzagjeruan. Nuk kam ardhur në Belgjikë për pushime, doja të rikthehesha sa më shpejt në versionin tim më të mirë sportiv”. Më pas foli edhe për marrëdhënien me Napoli: “Gjithçka është në rregull. Kuptohet pse veprova në atë mënyrë. Dashuria ime për klubin mbetet e paprekur. Më ka mbetur edhe një vit kontratë, jam lojtar i Napolit. Nuk jam tipi që kërkon të largohet”. Në fund, Lukaku komentoi edhe gjendjen e tij fizike: “Po ndihem gjithmonë e më në formë. Jam më mirë krahasuar me periudhën para Botërorit 2022....