Luis Enrique drejt largimit, PSG mohon zërat: Lajm i rremë

Luis Enrique drejt largimit, PSG mohon zërat: Lajm i rremë

Zërat e merkatos orët e fundit kanë tronditur kampionët e Evropës Paris Saint-Germain, në prag të finales së Superkupës franceze ndaj Olympique Marseille, që do të luhet të enjten në Kuvajt. Sipas medias gjermane Bild, trajneri Luis Enrique po vlerëson mundësinë e një largimi të parakohshëm nga PSG, pavarësisht kontratës që e lidh me klubin deri në vitin 2027. Emri i tij është lidhur me Premier League-n, pas zhvillimeve të fundit në pankinat e Manchester United dhe Liverpool. Megjithatë, nga Parisi vjen një mohim i prerë. Drejtori sportiv Luis Campos ka hedhur poshtë çdo spekulim, duke e cilësuar lajmin si të pabazë dhe plotësisht të rremë. Në planin sportiv, PSG renditet i dyti në Ligue 1, vetëm një pikë larg kreut, dhe është pranë kualifikimit...