Lufta në Iran, Jasir Asani largohet nga klubi dhe përfundon në Turqi

Lufta në Iran, Jasir Asani largohet nga klubi dhe përfundon në Turqi

Jasir Asani ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, ndërsa është larguar nga Irani pas luftës. Klubi i Esteghlal largoi lojtarët, që tashmë janë vendosur në Stamboll. “Klubi ka bërë çdo gjë për mua që të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj se çdo gjë do të qetësohet dhe paqja do të kthehet. Me të vërtetë lutem që çdo gjë të mbarojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse një shtet si Irani, me njerëz të tillë që më kanë treguar dashuri dhe respekt, meritojnë që të jetojnë në paqe”, shkruan Asani.