Lucas Ocampos pëson paralizë faciale, duhet të qëndrojë dy javë pushim absolut

Lucas Ocampos pëson paralizë faciale, duhet të qëndrojë dy javë pushim absolut

30 Dhjetor 2025 13:10 Alfred Lleshi Lucas Ocampos vazhdon të përballet me probleme fizike. Pak ditë para nisjes së “Clausura 2026” në Liga MX, anësori argjentinas është sërish i dëmtuar. Rayados de Monterrey njoftoi se ish-lojtari i Sevilla vuan nga një paralizë faciale në anën e majtë të fytyrës, me origjinë të mundshme virale. “Klubi i Futbollit Monterrey informon se lojtari Lucas Ocampos ka paraqitur një paralizë faciale të hemifaqes së majtë, me etiologji të mundshme virale. Futbollisti u vlerësua nga një specialist për përcaktimin e trajtimit”, – thuhet në komunikatën mjekësore. Sipas klubit, Ocampos duhet të qëndrojë në pushim të paktën një javë para rivlerësimit, ndërsa raportimet flasin për dy javë pushim absolut. Problemi vjen vetëm disa javë pas një incidenti tjetër serioz, rënies me...