Los Anxhelos “buzëqesh” me Lakers e Clippers, fitojnë kampionët e Oklahoma, bien Boston e Detroit

Los Anxhelos “buzëqesh” me Lakers e Clippers, fitojnë kampionët e Oklahoma, bien Boston e Detroit

Ekipi i Lakers rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit 125-101 ndaj Sacramento. Luka Doncic me 34 pikë ishte më i miri në fushë, mbështetur edhe nga LeBron James me 24 pikë. Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që falë 55 pikëve e 11 rebound të Kawhi Leonard mundi 112-99 Detroit. Në krye të renditjes në NBA mbetet ende Oklahoma, që sot mundi 129-104 Philadelphia. Kampionët në fuqi triumfuan falë dyshes Holmgren-Shai, që së bashku realizuan 56 pikë. Washington mposhti në fund Memphis me shifrat 116-112, ku vendimtar ishte kolektiviteti (8 lojtarë mbi 10 pikë). Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 141-127 në Kanada nga Toronto. 39 pikët e Curry nuk mjaftuan për miqtë, ndërsa për vendasit u dalluan...