“Lojtarët punojnë, djersijnë dhe ëndërrojnë”, Kivu pas fitores 6-2: Reaguam si një ekip i madh
Interi ka marrë një fitore të thellë 6-2 kundër Pizës. Kristian Kivu është shprehur pas ndeshjes se diferencën e bëri mentaliteti. Sipas tij, ekipi është rritur shumë si në aspektin e mentalitetit, ashtu edhe në aspektin e cilësisë. Trajneri rumun ka thënë për mediat se Interi reagoi si një një ekip i madh dhe se lojtarët e tij punojnë, djersijnë dhe ëndërrojnë. “Mentaliteti bën gjithmonë diferencën. Më pëlqeu qasja e lojës, por pastaj dy incidente na vunë në telashe. Reagimi i djemve ishte i mahnitshëm. Përvoja ime më thotë se një ndeshje zgjat 100 minuta. Ekipi është rritur shumë në mentalitet dhe në cilësi. Sot reaguam si një ekip i madh. Ndoshta mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët në pjesën e dytë. Është një...
Burimi:
sportekspres.com