Lojtarët e Uruguajit u kontrolluan me qen antidr*gë dhe detektorë ek*plozivësh para Kupës së Botës
16 Qershor 2026 14:27 Alfred Lleshi Edhe Uruguaji iu nënshtrua kontrolleve të rrepta të sigurisë të vendosura nga SHBA për delegacionet që marrin pjesë në Kupën e Botës. Ashtu si më parë me ekipin e drejtuar nga Fabio Cannavaro dhe Uzbekistanin, futbollistët e Marcelo Bielsës u kontrolluan menjëherë pasi zbritën nga autobusi. Bagazhet e tyre u nuhatën nga qentë antidrogë, ndërsa autoritetet i verifikuan edhe me detektorë eksplozivësh. Kontrollet u zhvilluan buzë rrugës, me lojtarët që prisnin në rresht mbi trotuar dhe shfaqnin shqetësim. Ky është një protokoll i vendosur nga autoritetet amerikane, ndonëse FIFA nuk parashikon kontrolle të tilla publike dhe poshtëruese, të cilat në disa raste kanë zgjatur me orë dhe kanë çuar edhe në refuzimin e hyrjes së disa personave, si arbitri...
Burimi:
telesport.al