Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim

Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim

E diela nuk rezervoi rezultate të mira për Lara Colturin në Olimpiadë. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë  u rendit e katërta në lëshimin e parë, por në lëshimin e dytë nuk shkoi më shumë se vendi i 16-të. Colturi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku premton se do të bëjë më mirë në vijim. “Lojërat e mia të para Olimpike, sllallomi gjigant dhe çfarë dite ka qenë. Kam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz të afërt me mua, dhe kjo mbështetje më dha forcë të jashtëzakonshme. Më çoi në portën e fillimit sot me vetëdije të plotë se kush jam dhe çfarë jam e aftë të bëj. Sot jam krenare për atë që bëra. Lëshimi i parë, sinqerisht, më habiti edhe mua: E dija...