Liverpool rrezikon të mbetet jashtë Champions-it, një-ish i Man. United “djeg” të kuqtë (video)

Liverpool rrezikon të mbetet jashtë Champions-it, një-ish i Man. United “djeg” të kuqtë (video)

21 Mars 2026 15:47 Telesport Pas fitores në mesjavë 4-0 ndaj Galatasaray-it dhe kualifikimit për në çerekfinalet e Champions League, pritej që Liverpool të rikthehej në rrugën e fitores edhe në Premier League, por nuk ka ndodhur kështu. Të kuqtë janë mposhtur 2-1 në transfertën ndaj Brighton, e vlefshme për javën e 31-të në Premier League. Protagonisti kryesor i takimit ishte Danny Welbeck, ish-sulmuesi i Manchester United, me dy gola të shënuar, nga një në secilën pjesë. Në minutën e 14-të, Welbeck shënoi me kokë duke zhbllokuar takimin. Në minutën e 30-të, Liverpool barazoi shifrat me Milos Kerkez, i cili u tregua i vëmendshëm pas një topi të kthyer mbrapsht gabimi nga mbrojtësi i Brighton, Dunk. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në...