Liverpool nuk e llogarit Brighton, fiton pa probleme dhe shkon në raundin tjetër të FA Cup (video)

Liverpool nuk e llogarit Brighton, fiton pa probleme dhe shkon në raundin tjetër të FA Cup (video)

14 Shkurt 2026 22:48 Telesport Liverpool ka siguruar biletën për në raundin e 1/16-ve në FA Cup. Të kuqtë mundën në “Anfield” 3-0 Brighton. Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, ku pas një krosimi në zonë të Milos Kerkez, ishte Curtis Jones që dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Liverpool-in. Në minutën e 55-të, ishte Dominik Szoboszlai që dyfishoi shifrat me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Mohamed Salah. Në minutën e 68-të, ishte Mohamed Salah që fitoi penallti, pasi u pengua brenda në zonë dhe e mori vetë përsipër goditjen, duke u treguar i saktë nga 11-metrat. Rezultati final, 3-0 për Liverpool. SHIKOGOLAT