Liverpool nuk di të fitojë, Newcastle nuk fal në shtëpi. Xhaka dhe Sunderland dalin me 1 pikë nga Londra (video)
4 Janar 2026 18:19 Telesport Kanë përfunduar 4 takimet e radhës për javën e 20-të në Premier League. Liverpool ka zhgënjyer sërish duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Fulham. Pjesa e parë në “Craven Cottage” është mbyllur 1-0 për Fulham, pas golit të Harry Wilson, në minutën e 17-të. Uellsiani shënoi pas një aksioni model dhe asistit perfekt të Raul Jimenez. Kujtojmë se Wilson ka qenë pjesë e Liverpool, por pas shumë sezonesh rresht huazimesh, që nga viti 2022 është lojtar i Fulham. Liverpool e nis mirë pjesën e dytë, ku gjen golin e barazimit me Florian Wirtz në minutën e 56-të. Gjermani shënon pas asistit të mrekullueshëm të Connor Bradley. Shtatë minutat shtesë ishin vërtet dramatike. Cody Gapko gjën golin e avantazhit për Livërpool...
Burimi:
telesport.al