Liverpool me fitore bindëse dhe vazhdon rrugëtimin. Bayern nuk njeh mëshirë, Atletico kryen me sukses misionin (video)
18 Mars 2026 22:53 Telesport Pas Barcelonës, tri ekipet e fundit që sigurojnë biletën për në çerekfinalet e Champions League janë: Liverpool, Bayern Munich dhe Atletico Madrid. Liverpool ka lënë pas humbjen 1-0 në ndeshjen e parë në Stamboll ndaj Galatasaray-it dhe ka fituar në ndeshjen e kthimit 4-0 në “Anfield”. Sfida u zhbllokua falë golit të Dominik Szoboszlai në minutën e 25-të. Hungarezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zone pas një pasimi të marrë nga Alexis Mac Allister nga goditja e këndit. Në fund të pjesës së parë, Salah gaboi nga penalltia. Pjesa e dytë foli e gjitha për të kuqtë, të cilët shënuan 3 gola brenda 10 minutash me Hugo Ektike 52′, Ryan Gravenberch 52′ dhe Mohamed Salah...
Burimi:
telesport.al