Liverpool me dy mungesa sot në Stamboll, trajneri rikuperon mesfushorin argjentinas
10 Mars 2026 11:33 Telesport Portieri i Liverpool, Alisson, nuk do të luajë sot në ndeshjen e parë të Champions League që “reds” do të luajë sot kundër Gallatasaraj. Braziliani ndjeu disa shqetësime të vogla gjatë stërvitjes të së hënës. Për pasojë, Alisson nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Stamboll, pasi stafi mjekësor nuk dëshiron që të rrezikojë me formën e portierit. “Alisson mori pjesë në stërvitje, por për fat të keq ai ndjeu diçka drejt fundit të seancës”, tha Arne Slot. “Stafi mjekësor e pa dhe vendosëm se ai nuk ishte mjaftueshëm i mirë për të luajtur sot, ndaj nuk kishte kuptim që të udhëtonte. Nuk presim që të jetë diçka e madhe, ndaj shpresojmë të jetë gati për të dielën”, shtoi trajneri...
Burimi:
telesport.al