Liverpool i prish planet Real Madridit, të kuqtë futen seriozisht në garë për objektivin numër 1 të “Los Blancos”

Liverpool i prish planet Real Madridit, të kuqtë futen seriozisht në garë për objektivin numër 1 të “Los Blancos”

5 Mars 2026 18:37 Telesport Duke qenë se Ibrahima Konate do të largohet si lojtar i lirë në verë, pasi nuk ka pranaur deri tani rinovimin dhe Virgil van Dijk hyn në vitin e fundit të kontratës, Liverpool është i detyruar të ndërhyjë në merkato për të forcuar qendrën e mbrojtjes. Prej kohësh është përfolur për një interes të madh ndaj Alessandro Bastoni-t, por largimi i italianit nga Inter duket shumë i vështirë për të nodhur këtë verë. Në këtë situatë, Liverpool po moniton një tjetër qendërmbrojtës, transferimi i të cilit është shumë i mundshëm. Bëhet fjalë për Nico Schlotterbeck, i cili ka bërë të ditur se do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit, një vit para përfundimit të kontratës. 26-vjeçari gjerman...