Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka dalë në konferencë për shtyp, në prag të gurmbullimit për ndeshjet “play off”. Pas publikimit të listës me 26 lojtarë, tekniku kuqezi sqaroi zgjedhjet e bëra. “Ne jemi rritur shumë. Kemi bërë rrugëtim të bukur. Shpresojmë të shkojmë në Botëror. Ne kemi parë ndeshjet e Polonisë. Kanë bërë shumë mirë. Kanë një trajner të mirë dhe janë skuadër kompakte. Jemi rritur ne, por edhe ata. Kemi lojtarë që kemi kënaqësi t’i shohim. Ndonjëherë ne si staf, jemi pak xhelozë për lojtarët e rinj, për cilësitë teknike dhe për atë që mund të bëjnë në fushë. Jam i lumturi që jam trajner i kësaj skuadre. Ndaj Andorrës kishte zhbllokim nga hyrja e Bajramit. Kështuqë ne jemi një dhe të gjithë lojtarët...