Lionel Messi shënon golin e 899-të në karrierë dhe i jep fitoren Inter Miamit

Lionel Messi shënon golin e 899-të në karrierë dhe i jep fitoren Inter Miamit

Elita e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, MLS, është në raundin e tretë. Mbrëmjen mes të shtunës dhe mëngjesit të së dielës me orën shqiptare, DC United u mposht në shtëpi 1-2 nga Inter Miami i Lionel Messit. Sërish ylli argjentinas u tregua vendimtar duke shënuar një nga golat e kampionëve në fuqi të SHBA-së, ndërsa ky ishte realizimi i 899-të në karrierë. Miqtë nga Miami e nisën ndeshjen me vrull dhe shënuan dy gola në harkun e dhjetë minutave. Fillimisht de Paul me një goditje të fortë nga brenda zonës e ndali sferën në rrjetë për epërsinë e Miamit, para se Lionel Messi të shënonte golin e dytë. 38-vjeçari mori një pasim nga Silvetti dhe përballë portierit Johnson bëri një prekje me finesë të topit, teksa parabola e tij...