Lionel Messi, futbollisti më vendimtar i vitit 2025. Ja kush e plotëson podiumin e CIES
4 Mars 2026 13:57 Alfred Lleshi Observatori i Futbollit CIES, në raportin javor nr.536, ka publikuar renditjen e lojtarëve më vendimtarë të vitit të fundit kalendarik, bazuar në parametra statistikorë të avancuar: krijim rastesh, ndikim ofensiv dhe aftësi finalizimi. Analiza përfshin 67 kampionate në botë, pa “peshuar” nivelin e tyre. Në krye është Lionel Messi, sot tek Inter Miami, me 59 përfshirje në gola (37 gola dhe 22 asistime) dhe 66.3 pikë si vlerësim. Pas tij renditet Kylian Mbappé i Real Madridit me 41 gola+asistime dhe 65.4 pikë. Bayern Munich ka në vendin e tretë Harry Kane (64.5 pikë) dhe në të katërtin Michael Olise (54.9 pikë). Mes më të rinjve spikat Lamine Yamal i Barcelonës, më i riu në “top 100”, me 18 gola...
Burimi:
telesport.al