Ligat e forta/ Angli, Spanjë, Itali e Francë, kampionatet ndezin 2026-ën

Ligat e forta/ Angli, Spanjë, Itali e Francë, kampionatet ndezin 2026-ën

Premier League luan sot disa ndeshje të javës së 20-të. Aston Vila-Notingham Forest nis ditën në orën 13:30 ndërsa më vonë (16:00) në fushë do të jenë çiftet; Brajton- Bërnli, Uolves- Uest Hem dhe në 18:30 Bërnmuoth- Arsenal. Ndërkohë në La Liga zhvillohen katër takime të xhiros së 19-të. Dy derbe janë program; Osasuna- Atletik Bilbao dhe Espanjol- Barcelona. Selta- Valencia dhe Elçe-Vijareal gjithashtu ecin sot. Pas Kaljari- Milan (0-1) sot në Itali ka të tjera duele. Për aktin e 18-të të Serie A; Komo- Udineze (12:30), Xhenoa- Piza e Sasuolo- Parma në orën 15:00 për të vijuar me Juventus- Leçe (18:00) dhe Atalanta- Roma (20:45). Monak- Lion, Nicë- Strasburg dhe Lilë- Renë janë tre takimet e javës së 17-të në Ligue 1 (Francë). /Sportiim.al/...