Liga “Gjergj Kastrioti“/ Tirana e Pogradeci komandojnë në Grupin A, Dinamo korr fitoren e parë në Grupin B

Liga “Gjergj Kastrioti“/ Tirana e Pogradeci komandojnë në Grupin A, Dinamo korr fitoren e parë në Grupin B

Ka rinisur të shtunën turneu mbarëkombëtar i volejbollit për femra, Liga “Gjergj Kastrioti“, me ndeshjet e raundit të katërt. 8 ekipet pjesëmarrëse, katër nga Kosova e katër nga Shqipëria, luajnë për të përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste. Në Grupin A, ekipi i Tiranës fitoi 3-1 ndaj Fushë Kosovës (25-10, 25-12, 28-25, 26-24). Ndeshje e dominuar nga bardheblutë, që kryesojnë renditjen. Po 3-1 fiton edhe Pogradeci, që mposhti rivalët e Drita (25-20, 27-25, 19-25, 25-20). Në Grupin B, kosovarët e Fer Volej kryesojnë renditjen me 12 pikë të plota, duke fituar sot 3-0 (25-20, 25-20, 25-20) ndaj Skënderbeut. Fitoren e parë në këtë turne korri Dinamo, që mundi 3-2 Ferizaj (25-19, 13-25, 25-18, 20-25, 15-8). Situata në këtë grup është e hapur. Liga Gjergj Kastrioti, Femra-Grupi A (java...