Liga “Gjergj Kastrioti“/ “Poker” fitoresh nga ekipet shqiptare, Partizani dhe Skënderbeu komandojnë renditjet
Është rikthyer turneu mbarëkombëtar i volejbollit për meshkuj, Liga “Gjergj Kastrioti“, me ndeshjet e raundit të katërt. 8 ekipet pjesëmarrëse, katër nga Kosova e katër nga Shqipëria, luajnë për të përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste. Në Grupin A, ekipi i Partizanit fitoi 3-0 (25-22, 25-21, 25-17) ndaj Ferizaj dhe kryeson renditjen, duke qenë pranë kualifikimin. Po në këtë grup, fiton edhe Vllaznia, që mundi 3-1 Skënderbeun e Kosovës (25-27, 25-22, 25-23, 25-17). Në Grupin B, sërish dy ekipe shqiptare në krye të renditjes. Skënderbeu mundi 3-0 Dritën (25-23, 32-30, 25-18), në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Fiton edhe Tirana, që mundi 3-1 Pejën (17-25, 25-18, 25-20, 35-23). Liga Gjergj Kastrioti, Meshkuj-Grupi A (java 4) Vllaznia – Skënderbeu Kos, 3-1 Ferizaj – Partizani, 0-3 Renditja: Partizani...
Burimi:
telesport.al