Liga “Gjergj Kastrioti”/ Gjysmëfinalet: Partizani mposht Tiranën në derbi, Skënderbeu mund rivalët e Ferizaj

Liga “Gjergj Kastrioti”/ Gjysmëfinalet: Partizani mposht Tiranën në derbi, Skënderbeu mund rivalët e Ferizaj

Janë luajtur ditën e premte, në palestrën sportive në Farkë, ndeshjet gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj. Ky është turneu mbarëkombëtar i rrjetës, mes disa nga ekipeve më të mira nga Shqipëria e Kosova. Në gjysmëfinale ishin tri skuadra shqiptare dhe vetëm Ferizaj nga Kosova. Në finale janë kualifikuar Partizani dhe Skënderbeu, që arritën të bëjnë diferencën në momentet vendimtare. Në gjysmëfinalen e parë, Partizani fitoi 3-0 ndaj Tiranës (34-32, 25-22, 25-16), një derbi me rivalitet dhe shumë emocione, sidomos në dy setet e parë. Mjaft dramatik seti i parë, fituar në shtesë nga Partizani, që më pas e pati më të lehtë. Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Skënderbeu mundi 3-2 Ferizaj (16-25, 25-18, 14-25, 25-20, 16-14). Edhe pse kosovarët kaluan dy herë...