Liga e Kombeve: Statistikat e Shqipërisë ndaj 3 rivalëve, keq vetëm ndaj Finlandës (foto)
14 Shkurt 2026 19:08 Telesport Kombëtarja shqiptare do të përballet me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon në grupin C1 të Nations League. Fushata nis më 26 shtator kundër ekipit bjellorus në shtëpi dhe do të mbyllet po ndaj Bjellorusisë në transfertë më 15 nëntor. Në aspektin e bilancit historik, Shqipëria paraqitet më bindëse ndaj San Marinos, me 4 fitore në 4 ndeshje të zhvilluara dhe 13 gola të shënuar. Sfida e parë ndaj këtij kundërshtari do të luhet më 29 shtator në transfertë, ndërsa takimi i kthimit më 6 tetor në shtëpi. Ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë kanë zhvilluar 7 përballje, me 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Sa i përket golavarazhit, kuqezinjtë kanë shënuar po aq sa kanë pësuar, 10 gola. Takimi i fundit mes...
Burimi:
telesport.al