Lewandowski: Rashford ka gjithçka për të qenë kampion te Barça, besojini atij
Sulmuesi Marcus Rashford ka gjithçka për të bërë mirë dhe për të qenë kampion, por i duhet dikush që i qëndron pas për t’i dhënë besimin për të realizuar potencialin e tij të madh. Ky është mendimi i sulmuesit polak Robert Lewandowski për shokun e tij të skuadrës te Barcelona. Duke folur ekskluzivisht për “Sky Sports”, Lewandowski foli për admirimin e tij për talentin e sulmuesit të huazuar nga Manchester United. Barcelona ka një çmim opsioni prej rreth 26 milionë eurosh për të nënshkruar Rashford me një marrëveshje të përhershme këtë verë. I pyetur nëse ishte i befasuar nga cilësia dhe karakteri i Rashford, Lewandowski tha: “Pas disa seancave stërvitore, jo. Ai ka potencial të madh. Ai ka gjithçka: Ka shpejtësi, ka teknikë, ka një...
Burimi:
telesport.al