Lewandowski e ka “ters” Shqipërinë, mediat polake ngrenë alarmin për kapitenin e tyre
Mbrëmja e së enjtes pritet të sjellë emocione të forta në PGE Narodowy, aty ku Polonia do të përballet me Shqipërinë në gjysmëfinalet e play off-eve të Kupës së Botës. Por, ndonëse statistikat historike janë në anën e vendasve, mediat polake – përfshirë “Super Express” – kanë ngritur alarmin për formën e liderit të tyre, Robert Lewandowski. Kombëtarja polake ka një rekord mbresëlënës në këtë stadium, me 28 fitore, 13 barazime dhe vetëm 7 humbje në 48 ndeshje. Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhet me efektivitetin e sulmuesit kryesor. Lewandowski ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje ndaj Shqipërisë dhe nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në tre përballjet e fundit ndaj kuqezinjve. Kjo statistikë ka shtuar pasigurinë në prag të një ndeshjeje vendimtare, ku pritet...
Burimi:
ntv.al