Lëvizje të reja te Milani, pritet largimi i sulmuesit
Te Milani kanë nisur lëvizjet në sulm, ndërsa është afruar së fundmi Niclas Fullkrug. Te klubi po mendojnë edhe për largimet. Pavarësisht dëmtimit jo të lehtë të Santi Gimenez, hapësirat në sulm janë reduktuar ndjeshëm. Fillimisht, klubi kishte menduar largimin e sulmuesit meksikan, por kjo nuk është e realizueshme për momentin. Kandidati kryesor për të liruar një vend në skuadër është Christopher Nkunku. Francezi u afrua verën e kaluar, por nuk ka bindur në pjesën e parë të sezonit. Kontrata e tij afatgjatë dhe kostoja e lartë e transferimit e bëjnë të vështirë shitjen. Megjithatë, mund të hapen pista jashtë Italisë. Milani pritet të kërkojë një zgjidhje që nga merkato e janarit.
Burimi:
sot.com.al