Leon Pohls, “muri” i pakalueshëm i Vllaznisë

Leon Pohls, “muri” i pakalueshëm i Vllaznisë

Leon Pohls është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të Vllaznisë në këtë sezon, duke u kthyer në një pikë të fortë të formacionit kuqeblu. Portieri gjerman ka fituar gradualisht besimin e stafit teknik, shokëve të skuadrës dhe tifozëve, falë paraqitjeve të sigurta dhe vendimtare mes shtyllave.POHLSSot, emri i tij lidhet drejtpërdrejt me stabilitetin defensiv të skuadrës shkodrane. Në fillim të sezonit, ardhja e Pohls u shoqërua me jo pak dyshime. Performancat e tij të mëparshme dhe fakti se vinte nga Shamrock Rovers u panë me skepticizëm nga një pjesë e opinionit sportiv. Megjithatë, 28-vjeçari ka ditur të përgjigjet në fushë, duke i mbyllur gojën çdo kritiku përmes pritjeve të sakta, vendosjes së mirë dhe qetësisë që transmeton në prapavijë. Ish-portieri i Shamrok...