Lens bie në “Velodrome” pas 10 fitoresh, Ethan Nwaneri debuton direkt me gol

Lens bie në “Velodrome” pas 10 fitoresh, Ethan Nwaneri debuton direkt me gol

24 Janar 2026 23:01 Telesport Pas një ecurie prej 10 fitoresh rresht, Lens është ndalur në “Velodrome” ku është mundur 3-1 nga Olimpique Marseille, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të në Ligue 1. Vendasit e drejtuar nga Roberto De Zerbi gjetën avantazhin që në minutën e 3-të me Amine Gouiri, ndërkohë që në minutën e 13-të ishte mesfushori i ardhur së fundmi në huazim nga Arsenal, Ethan Nwaneri, i cili gjeti rrjetën pas asistit të Hojbjerg. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Marseille. Në minutën e 75-të, Gouiri shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Maresejën. Miqtë shënuan golin e nderit me Rayan Fofana në minutën e 85-të. Rezultati përfundimtar 3-1. Pas kësaj fitoreje, Olimpique Marseille mbetet në vendin e tretë...