Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Broja zhvilloi një tjetër paraqitje të kënaqshme, me Burnley që barazoi pa gola në shtëpi ndaj Everton, në sfidën e vlefshme për javën e 18 të kampionatit anglez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare në situata të ndryshme i hapi probleme mbrojtjes kundërshtare, ndërkohë që u zëvendësua nga trajneri në minutën e 88-të, duke i lënë vendin Fleming. Ky ishte barazimi i tretë për Bërnlin në 18 javë, teksa renditen në vendin e 19-të me 12 pikë. Në Itali Ramadani me Leccen dhe Torino e Asllanit e Ismajlit dolën të mundura në takimet e fundit për këtë vit në Serie A. Lecce u mposht në shtëpi 0-3 ndaj Comos, me Ylber Ramadani i cili  u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas ndeshjes, me mesfushorin kuqezi që ka...