LEGJIONARËT/ Strakosha bën heroin në Greqi, Turqia “flet shqip”, Muçi-Manaj dhurojnë spektakël (VIDEO)

LEGJIONARËT/ Strakosha bën heroin në Greqi, Turqia “flet shqip”, Muçi-Manaj dhurojnë spektakël (VIDEO)

Nga Serie A, kolonia kuqezi prej kohësh është shpërngulur në Turqi, ku të fundit që iu bashkuan këtij trendi ishin Asllani dhe Rey Manaj, në fakt për “bomberin” kuqezi ishte një rikthim në shtëpi, te Sivasspor. Manaj justifikoi menjëherë investimin e bërë, me sulmuesin kuqezi që realizoi një “dopietë” golash në fundjavë, njëri prej tyre ishte një kryevepër e vërtetë duke tundur rrjetën nga goditja e dënimit. Spektakël këtë fundjave dhuroi edhe Eresnt Muçi, me sulmuesin shqiptar që vijon formën e tij fantastike. Muçi ishte spektakolar në derbin e Stambollit duke realizuar një gol shumë të bukur ndaj Fenerbahce-s. Ky ishte goli i tij i 13-të sezonal me fanellën e Trabzonspor. Për herë të parë në karrierë, Muçi prek këtë shifër, një rekord personal. Spektakolar...