Legjionarët/  Rikthimi i Brojës, Ismajli e Asllani më të mirët te Torino, fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezi

Legjionarët/ Rikthimi i Brojës, Ismajli e Asllani më të mirët te Torino, fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezi

Tjetër fundjavë positive e futbollistëve të Kombëtares shqiptare  me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në kampionatet ku aktivizohen. Lajmi më i rëndësishëm ishte pikërisht rikthimi tek goli pas një periudhe të gjatë e Armando Brojës.  Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Bournemouth në transfertë, ndërsa në minutat e fundit realizoi golin e barazimit me kokë, duke i siguruar një pikë të rëndësishme ekipit të tij, Burnley. Në Itali, Torino regjistroi një tjetër fitore në kampionat, me dy futbollistë të Kombëtares shqiptare në formacionin titullar. Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani dhanë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës, e cila mori tri pikë shumë të vlefshme në transfertën ndaj Sassuolos. Një paraqitje pozitive zhvilloi edhe Arbër Hoxha...